Edgar Çani ishte protagonist në fitoren e finales së parë që arriti Piza ndaj Foxhias me rezultatin 4 – 2. Në një stadium të mbushur plot, Piza e nis më së miri duke shënuar dy gola të shpejtë, në minutën e 4-të dhe të 12-të. Në golin e dytë ishte protagonist sulmuesi shqiptar, i cili pasi shmangu një mbrojtës, goditi fort topin që nuk u ndalua siç duhej nga portieri mik, dhe Lores dërgoji shifrat në 2 – 0.
Por Piza rrezikoi të shembte gjithçka pasi Foxhia arriti të barazonte brenda pjesës së parë, duke trembur vendasit që nuk dorëzohen dhe gjejnë golin e tretë pikërisht me Edgar Çanin, i cili me një gjuajtje të bukur me të majtën në minutën e 72-të shënon dhe i jep avantazhin skuadrës së tij. Tre minuta pas shënimit të goli Çani zëvendësohet, ndërsa në minutën e 80-të, autori i golit të parë Manini, vulosi fitoren në 4 – 2. Tashmë Pisa e Çani duhet të përgatiten për ndeshjen e kthimit në transfertë ku ju duhet të mbrojnë fitoren e arritur sot.