Një person i armatosur me thikë ka therur katër persona në stacionin e trenave në Frankfurt, dhe tani ndodhet në arrati.
Sulmi ka ndodhur këtë pasdite në stacionin Hauptwache të qytetit gjerman, ndërsa bëhet e ditur se katër persona kanë marrë lëndime, transmeton Gazeta Express.
Tani për tani nuk dihet motivi i sulmit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë shumë oficerë të policisë dhe shpëtimtarë.
Gjermania është tronditur nga sulmet terroriste sivjet, duke bërë që të kritikohet politika e dyerve të hapura ndaj emigrantëve e kancelares Angela Merkel. /Express/
http://www.dailymotion.com/video/x4zrgvc_frankfurt_news