Tirana si dhe një pjesë e mirë e vendit u godit nga një stuhi në mbrëmjen e së hënës. Shi, breshër dhe rrufe në pak çaste. Në pak sekonda nata u bë ditë.
Stuhia më herët goditi fqinjin tonë Italinë dhe u transferua nga përtej detit sot në mbrëmje edhe në Shqipëri.
Përkeqësimi i motit vjen pas disa ditësh me temperatura të rritura. Ndërkohë, meteorologët parashikojnë se reshjet do të vijojnë gjatë kësaj jave, me përjashtim të së mërkurës.//Top Channel