A financohet politika nga paratë e drogës? Kjo ka qenë tema e mbrëmjes në emisionin Opinion në TV Klan.
Në vazhdën e këtij debati, deputeti i PD-së Gent Strazimiri tha se trafiku i kokainës nuk ka qenë kurrë para 2013-tës statistikë.
“Vetëm në 6-7 muajt e parë të kësaj qeverie ke vetëm dy laboratorë kokaine”, tha Strazimiri.
Ndër të tjera, ai theksoi se prokuroria nuk po leviz me hapa të shpejtë, madje rrjeti investigativ BIRN ka nxjerr një dokument që tregon se ky shtetas kërkohet për t’i vënë prangat, dhe dokumentin nuk e ka nxjerr PD, por një rrjet investigativ ndërkombëtar.