Emisioni “STOP” që transmetohet çdo mbrëmje në orën 20.05 në ekranin e Televizionit Klan solli skandalin e radhës me gjyqtarë e prokurorë. Disa gjyqtarë u bënë sot “viktima” të vetting-ut, pasi paraqitën dorëheqjen në afatin e fundit të deklarimit të pasurive. Por të tjerë, që i kanë shpëtuar kësaj faze, kanë rënë “viktima” të kameras së fshehtë të “STOP”. Gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, me 2000 euro merr përsipër të nxjerrë me minimunin e dënimit, personin në paraburgim Kristjan Leka. Kamera sjell me zë dhe figurë nga pazari e deri te dorëzimi i parave.