Emisioni investigativ “Stop” ka transmetuar rastin e Spiro Shkiza me nënshtetësi greke i cili i është drejtuar emisionit për të treguar historinë e tjetërsimit të pronës nga shtetasi shqiptar Sokol Paco.
Sipas shtetasit grek, Paco nuk e lejon të futet në pronën e blerë nga ai në vitin 1990.
Sipas tij, shtetasi shqiptar përfitoi nga ortakëria 20% të aksioneve. Madje ai thekson se deri në vitin 2005 gjithçka shkonte mirë, por më pas ai nuk e njohu më si bashkëpronar dhe e nxori nga prona.
Për zgjidhjen e këtij problemi ai i është drejtuar gjykatës.
Gjykata e Lartë vendosi se 80% e kapitalit t’i mbetej shetasit grek Spiro Shkiza ndërsa vetëm 20 për qind t’i mbetej shetasit shqiptar Sokol Paco.