Në fokus të emisionit investigativ “STOP” vjen problematika lidhur me Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Bajram Tushi”, Vlorë. Në këtë institucion janë në organikë 10 punonjës të cilët paguhen me pagë të plotë dhe konform rregullave.
Por a funksionon kjo qendër kulturore, a zbatohen oraret? Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, stafi i emisionit ka udhëtuar drejt Vlorës, për ta parë më nga afër.
Pavarësisht orarit zyrtar të kësaj qendre, që është 09:00 – 14:00 dhe 14:00 – 17:00, stafi nuk rezulton në zyrë.
Drejtori i kësaj qendre i pyetur në një intervistë lidhur me këtë problematikë dhe shumë të tjera, u shpreh se gjithçka në këtë qendër fuksionon sipas rregullave. Por, kamera e “STOP” vërteton të kundërtën.