Prindërit e një 10-vjeçari i cili vuan nga një sëmundje e rëndë kanë zgjedhur që t’i drejtohen emisionit “STOP”, ku kërkojnë ndihmë për gjendjen e vështirë në të cilën ata ndodhen.
Babai i fëmijës, Gjokë Dodaj për mikrofonin e “STOP” rrëfen se si i biri nga një dhimbje e lehtë koke humbi dalëngadalë shikimin, dëgjimin, të folurën, të ecurën duke u paralizuar përfundimisht.
E si të mos mjaftonte gjendja e tyre e vështirë ekonomike, atyre u është ndërprerë edhe ndihma sociale.
Kjo për shkak të një makine që iu dhurua familjes për ta përdorur mbi të gjitha për nevojat e djalit. Prindërit e 10-vjeçarit i bëjnë apel shtetit për ndihmë.