Në emisionin investigativ “STOP” ka ardhur një denoncim nga trajneri i Kombëtares Shqiptare të Peshëngritjes, Leonard Toska.
Për mikrofonin e “STOP”, ai ka vënë në pah krizën me të cilën po përballet sporti shqiptar, veçanërisht Federata Shqiptare e Peshëngritjes.
Sipas tij, pavarësisht medaljeve dhe arritjeve që sportistët i kanë sjellë shtetit shqiptar, ata nuk marrin minimumin që ju takon, pagën, duke mos përmendur dietat.
Për kushtet në të cilat ndodhet Federata Shqiptare e Peshëngritjes kanë folur edhe vetë sportistët, ku përveç të tjerave ata shprehen se pavarësisht se kanë shumë vite pjesë e saj nuk kanë asnjë ditë siguracion.