Skandali mjedisor që po bëhet gjatë ndërtimit të autostradës Tiranë –Elbasan nga ana e firmës “Aktor”, vijon të thellohet.
Emisioni investigativ “STOP” në Televizioni Klan, ka pasqyruar sot pamjet shokuese të katastrofës mjedisore që ka shkaktuar kjo kompania, në kundërshtim të plotë me ligjin, duke shndërruar mijëra metra katror sipërfaqe pyjore të mbrojtur nga shteti, në pirgje dherash.