Emisioni investigativ “Stop” ka denoncuar rastin e shpellës së Zezë të Pëllumbasit.
Ajo është një nga bukuritë e shumta natyrore që ndodhet rreth 25 kilometra nga Tirana, në të majtë të luginës së lumit Erzen.
Ende pa ikur deri tek veçantësia e shpellës në fjalë, sipas emisionit, nga ura e Ibës deri në majën e malit janë rreth pesë kilometra rrugë, por pikërisht pak metra më tutje, katër gurore zhvillojnë aktivitetin e tyre, ndërsa dalëngadalë ato po e grryejnë këtë mal, ndërsa vetëm pak kilometra më tej, ndodhet shpella e mrekullueshme.