Në puntatën e sotme të programit investigativ “STOP”, në ekranin e Televizionit Klan është denoncuar rasti i dhunës barbare të ushtuar ndaj një gruaje, nga 4 burra.
Bëhet fjalë për zonjën Ardiana Hasani nga qyteti i Beratit, e cila ka punuar si sanitare në kopshtin shtetëror “Çlirimi 2”.
Ajo ka denoncuar në “STOP” se është dhunuar nga 4 burra, me kërkesë të Drejtorit të Drejtorisë Arsimore Rajonale në Berat, Selman Hodaj.
Njëri prek dhunuesëve, sipas saj, është dhe bashkëshorti i Drejtoreshës së kopshtit, ku Hasani ka qenë sanitare, Rreli Alushani.
Por ajo që është më e habitshmja në këtë histori, është se edhe sot, Adriana Hasani, e dhunuar me shkelma dhe grushta nga 4 burra, me shenja të dukshme në fytyrë dhe në trup, nuk ka në dorë as një raport mjeko – ligjor, sepse nuk e merr dot atë, as në Prokurori dhe as në Policinë e Beratit.