Vetëm një muaj më parë emisioni investigativ “STOP” pasqyroi rastin e të moshuarës Pashke Ndrelalaj e cila është dhunuar nga nusja e djalit. Më pas këta të fundit e nxorën edhe nga banesa.
80 – vjeçarja ka rrëfyer se pasi ata e kanë nxjerrë në rrugë është detyruar të flejë derë më derë. Ajo që kërkonte me ngulm nënë Pashkja ishte që të qëndronte në shtëpinë ku kishte jetuar prej 11 vitesh, në shtratin e saj.
Po sot, çfarë ka ndodhur me të moshuarën?
“STOP” sjell sërish në vëmendje këtë rast që tronditi mbarë opinionin publik.
Edhe pse e moshuar, Pashke Ndrelalaj i është drejtuar gjykatës lidhur me shqetësimin e saj dhe kërkesën për të qëndruar në banesën ku kishte jetuar prej vitesh.