DURRES- Këto pamje rrënqethëse janë filmuar në Durrës nga emisioni STOP në Tv Klan. Janë gra dhe burra, kryesisht në moshë që zënë rradhë nga 21:00 deri në 07:00 të ditës tjetër për të marrë një abone. Shihni dëshmitë e këtyre qytetarëve se çfarë vuajnë për të marrë një abone urbani për të udhëtuar në linjat e qytetit bregdetar. Kompania që i shpërndan është private, kontrata me të cilin është lidhur nga Bashkia e drejtuar nga Vangjush Dako.