Në puntatën e sotme të emisionit investigativ “STOP” në Televizionin Klan, është trajtuar rasti i një konflikti pronësie në qytetin e Elbasanit.
Familja Kana ka mbi 100 vite që jeton mbi tokën ku prej vitesh kanë ndërtuar jetën dhe shtëpitë.
Në datën 13 Janar 2014, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, familja Floqi ngriti pretendimin që toka e familjes Kana i përkiste asaj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në seancën plenare të drejtuar nga zonja Zamira Vyshka, i jep të drejtë familje Floqi.
Vlera e të gjithë tokës dhe pronave është afërisht 400 milion lekë.
Por në këtë histori përfshihet dhe institucioni i Prefektit të Elbasanit.
Pasi mësoi për vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ai shqyrtoi dosjen dhe sipas të gjitha dokumentave, sipas tij, kjo rezulton si pronë shtetërore.