Emisioni investigativ “STOP” në Televizioni Klan ka publikuar mbrëmjen e sotme shkatërrimin e urës së Zvërrnecit.
“Manastiri Fjetja e Hyjlindeses dhe Kisha e Shën Mërisë këtu në Zvërnec nuk do jetë më një mollë e ndaluar për turistët vendas dhe të huaj, të paktën kështu ka deklaruar kryetari i Bashkisë së Vlorës, z. Dritan Leli kur vizitonte këtë zonë në shtatorin e vitit 2015-të”, bën me dije gazetari i emisionit “Stop”.
Ndërsa, thekson se sot jemi në muajin maj të vitit 2016-të; premtimet e z.Leli duken se janë shembur bashkë me këtë urë…