Në pjesën e tretë të programit “STOP”, në Televizionin Klan, vjen historia e dhimbshme e një babai nga fshati Rrilë në Lezhë, i cili rrit krejt i vetëm 3 fëmijë të mitur.
Fillimisht ai tregon se nuk mund t’i takonte fëmijët e tij, sepse të afërmit e gruas nuk e linin, por kur më në fund ia doli që të merrte fëmijët për dy netë, djali i vogël i ka treguar mes lotëve se nuk donte të kthehej tek shtëpia e gjyshit, sepse atje e rrihnin.
Fëmijët tregojnë se daja i tyre i rrihte, madje duke i lënë dhe shenja.
Skënderi tregon se është drejtuar dhe në degën e policisë, ku i kanë thënë se denoncimin duhet ta bëjë në Durrës.
Ai kërkon të denoncojë dajën, që i ka dhunuar fëmijët dhe bën me faj të motrën e bashkëshortes, e cila sipas tij, kishte 5 vite që synonte t’i merrte gruan në Greqi.
E nëse nëna e tyre i braktisi në mes të katër rrugëve tre fëmijët, Skënderi po sakrifikon gjithçka që t’i rrisë ata.
Ai tashmë bredh kazan më kazan për mbledhur kanaçe që t’i rrisë, ndërsa ka marrë përsipër çdo punë, që nga larja e rrobave, ushqimi, etj.