Në Indi është filmuar një burrë, që qëndronte në këmbë mbi trenin në lëvizje, duke rrezikuar të preket nga kabllot e energjisë.
Treni lëvizte me rreth 60 kilometra në orë, ai ruante balancën, ndërsa përkulej kur afrohej te shtyllat që i dilnin përpara.
Xhirimi që është bërë nga udhëtari në një tren që lëvizte përballë, është hedhur në rrjete sociale, ku ka marrë shumë shpërndarje.