Janë dhënë disa variante deri tani për mënyrën se si përfundoi Anisa (vajza që filmoi) me Shukri Xhelilin e bashkisë Dibër. Por duket se nëna e saj ka një tjetër variant tjetër. Ajo thotë se të bijën e ka prezantuar me Shukriun, pikërisht Tefta, bashkëshortja e tij.
‘’Për të herë është njohur me gruan e kryetarit, i kam kërkuar unë punë dhe më tha ‘’do ta bisedoj me kryetarin’’. Ajo tha do tiI them burrit. Vajza i shkoi të zyra dhe kryetari i kishte premtuar që po, i kishte thënë ‘’që qenke goc e bukur, goc e zgjuar, do të të fus në punë’’, ka rrëfyer e ëma e Anisës, duke e vënë Tefta Xhelilin në qendër të kësaj historie.
Anisa A. 20 vjeçe, ka filmuar raportin intim në zyrë dhe hotel me Shukri Xhelilin. Ky i fundit shihet me zë e figurë që i kërkon seks vajzës së re në këmbim të vendit të punës si menaxhere e pallatit të kultuturës në Peshkopi.