Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pas publikimit të videos në televizionin News 24 ku shfaqen disa të burgosur në burgun e Fierit duke larë makinat private të drejtuesve të institucionit është marra masa e pezullimit nga detyra të drejtorit, Arjan Hasani.
Pezullimi i drejtorit është vendosur për një afat të pacaktuar deri në zbardhjen e rrethanave të kësaj çështjeje.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e konsideron shkelje të drejtave të personave me liri të kufizuar dhe ka kërkuar në mënyrë të menjëhershme një hetim të thelluar për rastin në fjalë.