Prokuroria e Durrësit ka ndaluar kujdestaren Dafina Fama, e cila një ditë më parë u denoncua nga emisioni “STOP” në Televizionin Klan, për dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në Shtëpinë e Foshnjes.
Menjëherë pas publikimit pamjeve, ku dukeshin qartë shenjat e dhunës në fytyren e 3 – vjeçarit, prokuroria ka nisur hetimet, duke vënë kujdestaren nën akuzën për “Keqtrajtim të të miturve”.
Ministri i Miqënies Sociale Blendi Klosi, i pyetur në lidhje me ngjarjen, është shprehur se nuk mjafton vetëm ndëshkimi i kujdestares.
Ky është rasti i dytë i dhunës në Shtëpitë e Foshnjave, i bërë publik në media.
8 muaj më parë u denoncua dhuna e ushtruar nga tre punonjës socialë në Jetimoren e Shkodrës, rast ky që çoi edhe në pushimin nga puna të Drejtoreshës. /Tv Klan