Një skandal me përmasa të paimagjinueshme ka ndodhur në radhët e ushtrisë britanike, ku dy të rinj ushtarakë janë detyruar të përdhunojnë njëritjetrin si provë për t’u pranuar në ushtri.
Kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur përpara shumë ushtarëve të tjerë, të cilët shikonin se si 23vjeçari dhe 28vjeçari përdhunonin njëritjetrin.
Këtë akt disa nga ushtarët e kanë filmuar dhe e kanë publikuar në rrjetet sociale, por pak kohë më vonë është fshirë.
Ndërkohë që pritet një reagim nga ushtria për këtë veprim skandaloz që ka ndodhur pak ditë më parë.
Një zëdhënës i ushtrisë tha: “Ne mund të konfirmojmë një incident që ka ndodhur por të dhëna janë referuar Policisë Ushtarake Mbretërore për një hetim fillestar.
Kjo sjellje është e papranueshme dhe tashmë do të merren veprime administrative ndaj të pranishmëve”.