Emisioni investigativ “STOP” në TV Klan, mbrëmjen e sotme, ka denoncuar një rast dhune, kryesisht psikologjike dhe fizike, ushtruar nga mësuesja ndaj nxënësve në klasë të parë.
Nëpërmjet një kamere të fshehtë tregohen mjaft qartë momentet depresive dhe shtazarake të mësueses Fatime Vata gjatë procesit mësimor. Veç goditjes fizike, fjalori i arsimtares është i padenjë edhe për nivelin e rrugës.
Gjashtë muaj më parë, emisioni investigativ “STOP”, denoncoi një rast tjetër dhune, të përmasave ekstreme, ku administratorja e një kopshti privat, dhunonte barbarisht një fëmijë vetëm tre vjeç.
Referuar këtij denoncimi, gjykata, ka dënuar me disa vite burg administratoren e kopshtit, Anjeza Shabani.
Shiko videon: