Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-skandal/ Identifikohet burri që vdiq në rrugë: Dyshime se nuk iu dha ndihma e shpejtë

2017/02/01 at 4:46 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video-skandal/ Identifikohet burri që vdiq në rrugë: Dyshime se nuk iu dha ndihma e shpejtë

Leonard Tasho, 58 vjeç, është burri që ndërroi jetë sot në një rrugë të Tiranës. Dëshmitarët thanë se në fillim ai kishte shenja jete por për shkak të vonesës së ambulancës, ndërroi jetë. Siç shihet në videon denoncuese, që një qytetar dërgoi në opinion.al, edhe pasi mbërrin ambulanca, burri i shtrirë në tokë nuk transportohet në spital. Sipas një urdhëri të Ministrisë së Shëndetësisë, të vdekurit i transporton autoambulanca e morgut.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në unazë, pranë kryqëzimit tek “farmacia nr.10” ose ndryshe 200 metra larg nga QSUT-ja.

Opinion.al pas mbërritjes së denoncimit u interesua pranë Drejtorisë vendore të Policisë së Tiranës dhe pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Policia përmes zëdhënësit tha se “sapo është marrë njoftimi ka shkuar patrulla që ndodhej më pranë vendngjarjes”. Siç shihet në video, aty ka mbërritur një polic i Rrugores. Disa minuta më vonë ka mbërritur edhe ambulanca e urgjencës së Tiranës. Denoncuesi tha se ambulanca ka vonuar 30 minuta. Për këtë, presim të marrin edhe një reagim nga Drejtoria e Urgjencave, që u tregua e gatshme të na mundësonte oraret e lëvizjes së ambulancës sipas GPS. Jo vetëm kaq. Janë dashur edhe 30 minuta të tjera që të mbërrinte ambulanca e morgut.  Policia thotë se ne nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë. Pra pritet ambulanca. Ambulanca e urgjencës pret të mbërrijë urgjenca e morgut, kështu i sëmuri që ndërroi jetë qendron mbi 1 orë në rrugë. Denoncimi: I semuri i shtrire ne rruge

Lidhur me shkaqet e vdekjes, Opinion.al mësoi se, 58 vjeçari vuante nga zemra dhe dyshohet se një atak i ka marrë jetën. Ky rast është denoncuar nga qytetarët që kanë parë skenën. Kjo nuk është hera e parë që ambulanca denoncohet për vonesa. Kjo, gjithashtu nuk është hera e parë që mungesa e koordinimit e ka bërë jufunksional sistemin e ndihmës së shpejtë në vendin tonë.

Ajo ç’ka vihet re në të tilla raste, është se institucionet thjesht kërkojnë të shfajësohen duke ia hedhur fajin njëra-tjetrës. Asnjë masë nuk merret, për pasojë qytetarët humbin jetën edhe kur ndodhen vetëm 200 metra larg spitalit. /Riviera Dedaj- Opinion.al

Ju sugjerojmë

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

4 Tetor, 2025 8:03 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

“Jemi pranë paqes” Trump: Edhe xhihadi islamik mbështet planin për Gazën

4 Tetor, 2025 6:18 pm
Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet
Aktualitet

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

4 Tetor, 2025 5:25 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Dhunuan punonjësin e policisë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

4 Tetor, 2025 5:13 pm
E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje
Aktualitet

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje

4 Tetor, 2025 5:03 pm
Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët
Politikë

Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët

4 Tetor, 2025 4:25 pm
Para
Berisha pret ambasadorët, ja faktet që lidhin Ramën me krimin dhe drogën në vend

Berisha pret ambasadorët, ja faktet që lidhin Ramën me krimin dhe drogën në vend

Berisha: Emiljano Shullazi kërcënon dëshmitarët me celular nga burgu

Shullazi bën lojën e Dritan Dajtit: Shtyn gjyqin, largohet nga salla në mënyrë demonstrative

Foto/ Efekti i pushimeve në Itali! The Weeknd dhe Selena Gomez do zyrtarizojnë lidhjen në këtë datë

Foto/ Efekti i pushimeve në Itali! The Weeknd dhe Selena Gomez do zyrtarizojnë lidhjen në këtë datë

TE FUNDIT

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
5 Tetor, 2025

Aktori Florjan Binaj ka shpallur kandidaturën si i pavarur në zgjedhjet për kryetar bashkie të Tiranës. Teksa thekson arsyet e...

Lexo më shumë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
4 Tetor, 2025

Në qytetin e Sarandës është regjistruar një shpërthim  i fortë me tritol. Nga të dhënat e para raportohet se një...

Lexo më shumë

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
4 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte udhëzuar ekipin negociator izraelit, të udhëhequr nga Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer,...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
4 Tetor, 2025

Në selinë e Partisë Demokratike, dega Vlorë, nën drejtimin e deputetit Bujar Leskaj, u zhvillua mbledhja e kryesisë së degës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com