Studentët në Elbasan protestojnë kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit duke kërkuar anulimin e menjëhershëm të tij! Me parrullën “S’jemi monedha, jemi studentë”, qindra studentë kanë marshuar drejt Universitetit të Elbasanit.
“Nuk jemi vetëm për kreditet por këtu jemi edhe për përmirësimin e arsimit në Universite, jemi për përmirësimin e kushteve, jemi për lehtësirën e tarifave. Sepse me këto tarifa nuk ia dalim dot!”, tha një student i Universitetit të Elbasanit.