Koronavirusi tashmë është kthyer në një alarm botëror, ndërsa Wuhan i Kinës, që ishte dhe vatra më e nxehtë e shpërthimit të virusit, tashmë ka shpëtuar thuajse plotësisht.
Kina mori masa ekstreme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, ku përfshihej dhe dezinfektimi i gjithë qytetit të Wuhan. Kjo masë duket se ka funksionuar, duke minimizuar rastet e reja.
Virusi vdekjeprurës shpërtheu në Kinë, në fund të dhjetorit, ndërsa tashmë është kthyer në alarm botëror, teksa ka prekur rëndë edhe Italinë, e madje gjithë Evropën./ Opinion.al