“Panorama” publikon një video ekskluzive sot në të cilën tregohen pamjet e parcelave të mbjella me hashash në rrethinat e Tiranës.
Në pamjet që shihni më poshtë, dëgjohen të shtëna me armë zjarri të cilat qëllohen nga personat që ruajnë këto parcela, vetëm pak metra larg kryeqytetit.
Kjo video është siguruar nga personi i cili ka kaluar rastësisht në këtë zonë dhe ka diktuar kanabisin.
Por ai ka shpëtuar paq nga krismat e armës së rojes së parcelave, i cili sapo ka parë një person të panjohur, një person që nuk i përket “grupit”, ka shtënë pa u menduar dy herë.
Ajo që mund të thuhet është se si i ka shpëtuar Policisë kjo zonë në rrethinat e Tiranës, mbrapa malit të Dajtit, e mbjellë me hashash, kur blutë janë shtrirë në të gjithë Shqipërinë madje edhe me një plan konkret masash në aksionet antikanabis.
http://www.dailymotion.com/video/x51rsrt_whatsapp-video-2016-11-12-at-4-18-50-pm_news#tab_embed