Një 38-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, u vu në pranga nga Policia e Durrësit.
Në pranga ka rënë Adem Dervishi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë italiane, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
38-vjeçari u kap në lagjen Nr.14 të Durrësit pas informacioneve policore se fshihej në këtë zonë.
Dervishi sapo pa forcat policore, tentoi të arratisej duke u larguar me shpejtësi në një zonë me kallamishte dhe errësirë të plotë.
Por pas disa minuta ndjekjeje dhe kontrollit të territorit, shërbimet e policisë e prangosën 38-vjeçarin nga Durrësi.
38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian.