Rikthehen edhe njëherë nëpërmjet emisionit Opinion, vrasjet më misterioze të ndodhura në Shqipëri, në 50 vitet e fundit. Ku padyshim midis atyre që kanë lënë shenjë është edhe vetëvrasja e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, ngjarje e cila edhe sot vazhdon të jetë e mbuluar nga misteri nëse Shehu u vra apo u vetëvra. Por çfarë tha Presidenti i fundit i regjimit komunist Ramiz Alia në “Opinion”, mbi vetëvrasjen e Mehmet Shehut? Si ia tha ai Enver Hoxhës vetëvrasjen dhe si e priti diktatori lajmin, atë mëngjes dhjetori, në shtëpinë e tij? Ndiqni materialin filmik se si e rrëfen Ramiz Alia, këtë moment…