Pavarësisht problemeve të mëdha sociale dhe ekonomike që kanë përfshirë vendin, Kryeministri Edi Rama deklaron në studion e Opinion se shqiptarët jetojnë më mirë se tre vite më parë.
Këtë, Rama ia atribuon reformave të ndërmarra nga qeveria e tij.
Fveziu: Kush do të vijë më të investojë më këtë vend më këtë sjellje ndaj biznesmenëve?
Rama: Po të bëj një lajmërim që janë 2239 kompani me kapital të huaj që vijnë për hërë të parë.
Fevziu: Më thuaj tre emra? Shko merri listën dhe më thuaj. E
Rama: E vërteta është që Shqipëria nuk po lulëzon por është në një proces të qëndrueshëm rritje. Këto që po bëjmë ne janë reforma për një Shqipëri tjetër.
Fevziu: Qytetarët jetojmë më mirë se tre vite më parë?
Rama: Unë mendoj që shqiptarët jetojnë më mirë se tre vite më parë. Jetojnë shumë më mirë… Ka probleme, patjetër që ka, prandaj po bëjmë këto reforma…