Shqipëria nuk është futur në mesin e dhjetë shteteve që kanë siguruar finalen e Eurovisionit 2016 nga gjysmëfinalja e dytë.
Eneda Tarifa me “Fairytale” nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u paraqitur edhe në finalen e madhe të Stokholmit që zhvillohet të shtunën.
Letonia, Gjeorgjia, Bullgaria, Australia, Ukraina, Serbia, Polonia, Izraeli, Lituania dhe Belgjika janë shtetet që kaluan në finale nga kjo gjysmëfinale.