Një autobus në Londër është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm ndërkohë që ka pasur edhe pasagjerë brenda.
Ai ishte duke kaluar në qendër të qytetit kur papritur nga pjesa e pasme e tij filloi të dilte tym dhe më pas filluan shkëndijat e zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesi, dhe mësohet se nuk ka të plagosur.
Banorët e zonës janë evokuar nga shtëpitë e tyre pas frikës se autobusi mund të shpërthente.
Zjarrfikësja e Londrës ka vendosur në kontroll flakët.