Kur ky i ri vajti për të grabitur këtë market, mesiguri nuk ia mori mendja që arkëtarja do t’i kthehej, ndonëse ai mbante në dorë një armë.
Ngjarja ndodhi në Georgia, SHBA, ku kjo arkëtare, jo vetëm që iu kthye dhe e goditi grabitësin duke mos e lejuar të marrë asnjë qindarkë nga dyqani, por i mori atij edhe armën e zjarrit.
Autoritetet në vend janë ende në kërkim të autorit, ndërsa kjo grua është kthyer në heroinë në internet. /tvklan.al