Një shtetas i Shqipërisë i moshës 29-vjeçare është gjetur sot pa shenja jete në rrugën “Mustaf Venhari”, në lagjen Dardania të Prishtinës.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tregoi se Policia në mëngjesin e sotëm ka marrë informacion për këtë vdekje, të cilën e cilësoi të dyshimtë.
Sipas tij, në vendin ku është gjetur i vdekur 29vjeçari janë gjetur edhe substancë e dyshuar narkotike e llojit marijuanë por nuk ka bërë të ditur identitetin e viktimës.
“Deri në këto momente mund të konfirmojmë se bëhet fjalë për një person i cili është pa shenja jete, një rast i cili është cilësuar si vdekje e dyshuar dhe policia po kryen edhe hetimet e mëtejme për të parë cilat janë elementet dhe shkaqet që kanë ardhur deri të kjo vdekje e dyshuar, në aspektin e hetimeve policore”, tha zëdhënësi.
”Dyshohet që viktima në këtë rast të jetë edhe përdorues i substancave narkotine. Mirëpo, ne presim që fjalën e fundit ta thotë mjekësia ligjore, pra, priten të gjitha rezultatet e ekzaminimeve”.
Sipas informacioneve të “KosovaPress”, në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe maska, të cilat janë të ngjashme me ato që janë përdorur në protestën e djeshme.
http://www.dailymotion.com/video/x3uoc95_ngjarja-e-dyshimte-nje-i-ri-nga-shqiperia-gjendet-i-vdekur-ne-prishtine_news