Në Apelin e Posaçëm pritet të zhvillohet këtë të mërkurë seanca për Fredi Belerin i cili kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak I Himarës.
Ndërkohë sipas raportimeve në media, një incident është regjistruar teksa kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule hynte në GJKKO.
Mësohet se ai është goditur me vezë nga dy persona.
Sakaq, Dule nuk reagoi për incidentin, ndërsa hyri në ambientet e GJKKO-së.
Në seancë është paraqitur edhe ambasadorja greke.