Cristiano Ronaldo duket shumë nervoz para duelit ndaj Hungarisë.
Portugalia përballet me Hungarinë në një duel që përcakton fatin e portugezëve në Euro 2016 dhe Ronaldo nuk është në pozitën më të mirë pas dështimit në dy ndeshjet e para.
Megjithatë, ai këtë nervovizëm tani po e shfaq hapur, kur teksa po bënte shëtitjen e planifikuar pranë një liqeni me skuadrën e Portugalisë, Ronaldo u kontaktua nga një gazetar portugez.
“A jeni i përgatitur plotësisht për ndeshjen kur e dini rëndësinë e saj?’, u pyet Ronaldo nga gazetari.
Ky nuk është prej gjesteve më të mira të yllit portugez, çka demonstron edhe faktin se është i nervozuar që nuk ka ndikuar në fitore të Portugalisë.