Faqja në Facebook, Qytetarët për Parkun ka postuar pak minuta më parë një video nga protesta e sotme, ku shihet se si i merren mendtë policit të Bashkisë.
“Në këtë video që na u dërgua nga një qytetar, në sekondën e 7-të saj duket qartë polici bashkiak me emrin Tan Hardhia që i merren këmbët pasi si polic bashkiak që është, (dmth per vendosje gjobash me bllok ne dore, grumbullim prasi dhe bllokim rrote makinash) rrezohet kur ben rolin e policisë së rendit. Në video duket qartë që lopata mbi Tanin është lopata e propagandës së pushtetit të Erion Velisë, për të baltosur të vërtetën në dritë të diellit. Turp e faqe e zezë për këtë mashtrues në krye të bashkisë që është kaq amator”, shkruhet në mbishkrimin e kësaj videoje
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/qytetaretperparkun/videos/1569837649974908/” width=”700″ height=”400″ onlyvideo=”1″]