Ata janë një nga duot më të suksesshme dhe të pëlqyer të muzikës shqiptare. Bëhet fjalë për dy vëllezërit korçar Endri dhe Stefi Prifti, të cilët e kanë nisur karrierën me emrin e grupit “Pristan”. Sepse quheshin “Pristan” na i shpjegon Stefi me anë të këtij statusi, që ka postuar në Facebook.
“Dikur emri ynë artistik ishte “PRISTAN” tre shkronjat e para të mbiemrit tonë PRIFTI. dy shkronjat e para të emrit tim STEFI dhe dy shkronjat e para të emrit ENDRI, (pagëzuar Andrea). Pra, PRI-ST-ANdhe muzika që pëlqenim, interpretonim dhe rriteshim ishte kjo.
Për shumicën, që nuk e njohin këtë fakt…!
Ju përshendes”, shkruan Stefi Prifti.