Pedagogu Mark Marku ka ndarë mendimin që në Partinë Socialiste nuk është hera e parë që ndodh ajo që i ndodhi Ben Blushit në takimin e Elbasanit ku fjalimi i tij u fishkëllye dhe ai vetë u dhunua nga disa të pranishëm. Marku ka pasur edhe një debat verbal me Artur Zhejin, ku e ka cilësuar fjalën e tij mbi atë që ndodhi në Elbasan, sikur ta kishte mbajtur fjalën për Ben Blushin vetë Rama dhe Taulant Balla.