Edhe këtë të dielë, këndi “Takohemi në Gjyq” në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan, ka prodhuar sherre, që këtë herë në sfond kishin borxhet midis palëve. Megjithë ndërhyrjen e znj. Eni dhe Arditit që shpesh i duhet tu kërkojë të ruajnë qetësinë palëve, edhe këtë herë njëra palë, në këtë rast personi që kishte dhënë hua, ka dalë nga këndi i tij dhe i është hakërryer palës tjetër, për një borxh që thuhet të jetë 20 vjeçar.