Sherri për një femër për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një 25-vjeçari, i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qendër të qytetit të Korçës. Aleksandër Beshiri, ka marrë një plumb në këmbë, nga 30 vjeçari Kristi Horanlli. Ndërsa ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme pranë “Radio Korçës”.