Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në Vladivostok të Rusisë. Dy sportiste të SAMBO, sport i njohur në Rusi, janë përfshirë në një konflikt fizik.
Dy sportistet të cilat ishin pranë njëra-tjetrës pak para nisjes së sfidës, kanë pasur një debat mes tyre.
Kjo ka bërë që Olga Vitsina të qëlloj me grusht Yulia Litvintseva, duke i thyer hundën.
Pas kësaj është dashur ndërhyrja e tifozëve të cilët shmangën një sherr masiv.
Të dyja sportistet u skualifikuan nga turneu dhe rrezikojnë të marrin një dënim shembullor nga Federata Ndërkombëtare e Sambo (FIAS). / Opiniona.al E.Xh.