Përgjon apo jo aparatura e vendosur në Ministrinë e Brendshme? Për gazetarin Çim Peka kjo është çështja. “Ka një argurment për të ikur kësaj. Në asnjë rast aparaturat nuk futen pa u regjistruar duke shkelur ligjin. Ti e ke marrë në përdorim dhe je institucion shqiptar. Çdo përgjim duhet ta bësh sipas institucionit.Ose Prokurori- SHISH ose SHISH- Polici. Kjo aparaturë i jepet institucionit që e ka të drejtë të përgjojë dhe kjo punë merr fund. Ministri thotë nuk po përgjoj por thotë se po i trajnoj. Me çfarë po i trajnon?