Ish-kryeministri Berisha ka shkuar ditën e sotme në Komisionin Hetimor për Çështjen CEZ ku do të dëshmojë në lidhje me aferën.
Por menjëherë pasi ka mbërritur në këtë Komision që drejtohet nga Taulant Balla. Përplasja mes tyre ka qenë pa praninë e kamerave.
“Panorama” ka siguruar videon e debatit pa nisur ende puna në Komisionin Hetimor. Berisha ka tentuar me pas te marre fjalen ne Komision, por kryetari Balla e ka nderprere.
Gjendja eshte acaruar dhe Berisha ka kercenuar me largim nga Komisioni, por Balla i ka kthyer pergjigje duke pershkallezuar situaten.
“Ti je perdhunues, ja cfare je ti. Je ne konflikt interesi o shpifes me vendim te formes se prere”, i eshte kthyer Berisha, teksa eshte cuar ne kembe per t’u larguar nga salla.