Shani Tarashaj ka shënuar gol të bukur në fitoren e Eintracht Frankfurt prej 3:0 ndaj Hamburgut
Eintracht Frankfurt, skuadër në të cilën luan edhe shqiptari, Shani Tarashaj, i cili është i huazuar nga Evertoni, e ka mposhtur 3:0 Hamburgun.
Në këtë ndeshje shënoi edhe lojtari i Zvicrës. Tarashaj shënoi golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 61’të, ndërsa golat tjerë i shënuan Haris Seferovic dhe autogol Lewis Holtby.