Thirrjet e serbëve për Kosovën kanë vijuar edhe në Champions League. Episodi më i fundit u regjistrua në Angli, në ndeshjen ndërmjet Manchester City dhe Crvena Zvezda.
Gjatë lojës, tifozët e Yllit të Kuq të Beogradit hodhën thirrje për Kosovën, duke vijuar të jetojnë në ëndërr dhe të mos pranojnë realitetin e një shteti të pavarur.
Më herët, UEFA dënoi Rumaninë për thirrjet kundër Kosovës gjatë sfidës për kualifikueset në Europian.