Vetëm dy ditë përpara startit të sezonit të ri të Formula 1, Lewis Hamilton ka arritur të tërheqë edhe vëmendjen e policisë së Zelandës së Re. Kampioni i botës ka postuar nga rrjeti social “Snapchat” dy video, ku ai është duke i dhënë një motori Harley Davidson. Por përdorimi i celularit në rrugë nuk lejohet që prej vitit 2009.
Megjithatë, policia vendase duket se nuk do të marrë masa për pilotin e Mercedez. Jo sepse është i famshëm por siç kanë deklaruar edhe ata: “Materiali në video nuk është provë e mjaftueshme për të vërtetuar që Hamilton ka shelur rregullat.”