Policia e Shtetit ka publikuar videon e momentit kur mëngjesin e sotëm u grabit dhe më pas u vra në një pikë karburanti në Sarandë, shtetasi Artan Hoxha, 44 vjeç. Hoxha siç shikohet edhe në këto pamje u vra me çifte gjatë grabitjes, kurse një tjetër person arriti të shpëtonte duke u larguar me shpejtësi. Policia ndërkohë ka arritur të zbardhë ngjarjen dhe të vendosë në pranga disa orë më pas autorin e dyshuar, Arqile Koçi, i cili fshihej në një hotel. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 03:55, në lagjen “Qafë Gjashtë”. Siç shihet në video autori ka shkuar me një motor të kuq, i pamaskuar dhe ka vjedhur një sasi parash prej rreth 60.000 të rinj.
http://www.dailymotion.com/video/x50xgr3_565676_news#tab_embed