Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ Sajoi vdekjen për t’i dhënë familjes një mësim, shfaqet në funeral me helikopter

2023/06/14 at 5:46 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Sajoi vdekjen për t’i dhënë familjes një mësim, shfaqet në funeral me helikopter

Me dëshirën për të përçuar një mesazh të fortë te familja e tij, për t’i ruajtur lidhjet dhe afrimitetin mes tyre, një burrë në Belgjikë ka sajuar vdekjen e tij dhe më pas është shfaqur në funeralin e supozuar për të, me një helikopter.

Marifeti dramatik për të “shkundur” familjen e tij, ka për protagonist Tik Tok-erin David Baerten. Planin e tij, 45-vjeçari nuk e realizoi i vetëm, por me bashkëpunimin e bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët e ndihmuan atë duke e dramatizuar ngjarjen me postime për “vdekjen” e të atit në mediat sociale.

Një nga vajzat e tij mashtroi ndjekësit e Baerten në atë që shumë në internet e kanë cilësuar si një shaka mizore.

Ajo shkroi në rrjetet sociale: “U prehsh në paqe, babi. Nuk do të ndalem kurrë së menduari për ty. Pse jeta është kaq e padrejtë? Pse ti? Do të bëheshe gjysh dhe e kishe ende gjithë jetën përpara. Unë të dua! Ne të duam ty! Nuk do të harrojmë kurrë”.

Plani eci më tej dhe familja organizoi fundjavën e kaluar një ceremoni funebre pranë Liezhit, e teksa miq e të afërm u mblodhën për të vajtuar për Baerten, ai bëri një hyrje madhështore me një ekip xhirimi, duke zbritur nga një helikopter.

Edhe pse një formë shakaje, historia e dhimbshme që krijoi Tik Tok-eri i njohur ka marrë mijëra reagime negative.

Baerten u detyrua të shpjegonte veprimet e tij duke sugjeruar se ai e bëri këtë për të parë se si do të reagonin të afërmit, pasi sipas tij, thuajse i kishin shkëputur kontaktet dhe e kishin harruar.

“Ajo që shihja në familjen time shpesh më lëndonte. Nuk më ftonin kurrë në asgjë. Askush nuk më shihte. Të gjithë u ndamë dhe ndihesha i pavlerësuar. Kjo është arsyeja pse unë doja t’u jepja atyre një mësim jete dhe t’u tregoja se nuk duhet të prisni derisa dikush të vdesë për t’u takuar me ta”, u shpreh 45-vjeçari.

Baerten ende nuk e ka publikuar videon e plotë të mbërritjes së tij me helikopter, por një përdorues tjetër i TikTok, i cili po merrte pjesë në funeral ndau pamjet nga momenti ku ishin mbledhur miqtë dhe familja për t’i dhënë “lamtumirën e fundit”.

Shumë veta nxituan për të përshëndetur dhe përqafuar Baerten kur ai zbriti nga helikopteri. Miku i tij i ngushtë, Thomas Faut, ndau një video të dy burrave duke u përqafuar pasi u ribashkuan, me një mbishkrim emocional në të.

“Të betohem se po qaja dhe më pas pash sërish shokun tim. Ne të duam shumë”, tha ai për ribashkimin emocional, pavarësisht mashtrimit të mikut të tij.

Shumë pranuan se ata vetë ishin mashtruar nga shakaja e hidhur e Baerten, por u qetësuan kur mësuan se ai ishte gjallë.

https://a2news.com/wp-content/uploads/2023/06/Snaptik.app_7243402826427239706-1.mp4

Ju sugjerojmë

Kosovë/ Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve
Rajoni

Kosovë/ Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve

3 Korrik, 2025 11:09 am
“Institucionet të raportonin deri në qershor”/ Sula: Opozita të bëjë kallëzim ndaj..
Aktualitet

“Institucionet të raportonin deri në qershor”/ Sula: Opozita të bëjë kallëzim ndaj..

3 Korrik, 2025 11:03 am
I armatosur dhe nuk iu bind efektivëve/Shoferi i shpëton,policia arreston pasagjerin
Kronikë

Identifikohet drejtuesi i “Audi Q8″, ishte i shpallur në kërkim për…

3 Korrik, 2025 10:59 am
Leskaj-Spiropalit: Nuk i ke shërbyer Kuvendit, njerëzit s’janë budallenj
Aktualitet

Leskaj-Spiropalit: Nuk i ke shërbyer Kuvendit, njerëzit s’janë budallenj

3 Korrik, 2025 10:46 am
Humbi jetën në aksident, futbollisti i Liverpoolit u martua një javë më parë
Sport

Humbi jetën në aksident, futbollisti i Liverpoolit u martua një javë më parë

3 Korrik, 2025 10:42 am
Debate për zjarrin në Elbasan /Spiropali i mbyll mikrofonin deputetes: Mos abuzoni..
Aktualitet

Debate për zjarrin në Elbasan /Spiropali i mbyll mikrofonin deputetes: Mos abuzoni..

3 Korrik, 2025 10:34 am
Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë e Lituaninë
Bota

Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë e Lituaninë

3 Korrik, 2025 10:22 am
Aksident me makinë, humb jetën futbollisti i Liverpool
Sport

Aksident me makinë, humb jetën futbollisti i Liverpool

3 Korrik, 2025 10:21 am
Rama shkon në Vlorë, vizitë të papritur në Bashki
Aktualitet

Rama shkon në Vlorë, vizitë të papritur në Bashki

3 Korrik, 2025 10:03 am
Video/ Zjarret në Turqi, mbyllet autostrada që lidh Izmirin me Çesmenë
Bota

Video/ Zjarret në Turqi, mbyllet autostrada që lidh Izmirin me Çesmenë

3 Korrik, 2025 9:58 am
Para
Destinacionet e shqiptarëve për pushime

Destinacionet e shqiptarëve për pushime

Arrestimi i tre efektivëve, Policia publikon hartën dhe përgënjeshtron Serbinë

Arrestimi i tre efektivëve, Policia publikon hartën dhe përgënjeshtron Serbinë

Komandanti i KFOR-it pas takimit me Vuçiç: Jemi të gatshëm të përballemi me çdo skenar

Komandanti i KFOR-it pas takimit me Vuçiç: Jemi të gatshëm të përballemi me çdo skenar

TE FUNDIT

Kosovë/ Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve

Kosovë/ Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve
3 Korrik, 2025

Avokati Arianit Koci, po proteston para Kuvendit të Kosovës, sot në një mënyrë të pazakontë. Koci ka sjellë në ambientet...

Lexo më shumë

“Institucionet të raportonin deri në qershor”/ Sula: Opozita të bëjë kallëzim ndaj..

“Institucionet të raportonin deri në qershor”/ Sula: Opozita të bëjë kallëzim ndaj..
3 Korrik, 2025

Në fjalën e tij në parlament, deputeti i PD Dashnor Sula kërkon përgjegjësi nga institucionet dhe kryetarët e komisioneve parlamentare. ...

Lexo më shumë

Identifikohet drejtuesi i “Audi Q8″, ishte i shpallur në kërkim për…

I armatosur dhe nuk iu bind efektivëve/Shoferi i shpëton,policia arreston pasagjerin
3 Korrik, 2025

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku policia  ndoqi një makinë tip...

Lexo më shumë

Leskaj-Spiropalit: Nuk i ke shërbyer Kuvendit, njerëzit s’janë budallenj

Leskaj-Spiropalit: Nuk i ke shërbyer Kuvendit, njerëzit s’janë budallenj
3 Korrik, 2025

Deputeti Bujar Leskaj i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, duke i thënë se nuk i ka shërbyer mbarëvajtjes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com