Ish ministri Saimir Tahiri është kthyer në shtëpinë e tij, ai është takuar me mbështetësit dhe simpatizantët të cilët e prisnin prej më shumë se 3 orësh përpara banesës.
Mësohet se Tahiri është përshëndetur me ta dhe është parë i buzeqeshur teksa i ka takuar të gjithë.
Gjatë ditës së sotme mediat janë vendosur për orë të tëra përpara shtëpisë së ish ministrit ku edhe kanë pritur për të marr një reagim prej tij. Nga ana tjetër Prokuroria për Krime të Rënda, ka depozituar në Kuvend kërkesën për heqjen e mandatit të tij si deputet. /Opinion.al
Video